Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Paralajmërimi i Borell: Disa vende evropiane po tentojnë të frikësojnë gjykatësit e GJNP

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i Borell: Disa vende evropiane po tentojnë të
Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell

Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se disa vende evropiane po tentojnë që të frikësojnë gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Nëpërmjet një deklarate për media, Borell ju bëri thirrje liderëve të këtyre vendeve që të mos ndërhyjnë në punët e Gjykatës dhe të tregojnë respekt ndaj institucionit të saj.  

Sipas tij prokurori Karim Khan nuk ka bërë asgjë më shumë se një akuzë dhe se vendimin përfundimtar të akuzës e vendos gjykata.

Prokurori nuk ka bërë asgjë më shumë se një akuzë dhe për këtë do të vendosë gjykata. U bëj thirrje të gjithëve, duke nisur nga Qeveria e Izraelit dhe disa qeveri evropiane, të mos i frikësojnë gjykatësit”,- tha Borrell.

Sulmet ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale nisën pas deklaratës së kryeprokurorit Karim Khan se do të lëshonte fletëarresatime për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe disa zyrtarë të tjerë izraelitë si dhe liderët e Hamasit për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Rripin e Gazës.

Kujtojmë se pas deklaratës së kryeprokurorit, liderët botërorë reaguan duke e cilësuar vendimin si të padrejtë, teksa kishte edhe nga ato që kërcënuan me vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës.

Më herët, diplomati amerikan Antony Blinken tha se SHBA-ja do të vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, pasi ajo po tentn që të minojë mundësinë për një marrëveshje paqeje midis Palestinës dhe Izraelit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese