
Pas disa ditësh i shtruar në spital, Papa Françesku ka dërguar një mesazh të gjithë besimtarëve në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Ai është shprehur se është akoma e nevojshme që të marrë dhe disa trajtime të tjera për një infeksion respirator, ndërsa ka thënë se me shumë dëshirë ka dashur të ishte pranë të gjithë besimtarëve.
“Do të doja të isha mes jush, por siç e dini, jam në poliklinikën “Tzmeli”, sepse kam ende nevojë për disa trajtime për bronkitin tim”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Papa nuk ngurron t’ju bëjë thirrje të gjithëve për vazhdimin e lutjeve të paqes në Plaestinë, Izrael dhe gjithë Lindjen e Mesme, si dhe në Mianmar, rajonin e Kivu dhe Sudan.
Gjithashtu, shpreh falënderimet për besimtarët, afërsinë dhe lutjet me të cilat e shoqërojnë gjatë këtyre ditëve, si dhe mjekët dhe të gjithë stafin infermieror të Spitalit “Tzemeli”.