
Papa Françesku vazhdon të jetë i shtruar në spital që prej datës 14 shkurt, i cili është duke u trajtuar për bronkitin.
Për këtë arsye Vatikani ka dalë me një deklaratë se ai po trajtohet për një situatë komplekse klinike, teksa do të vazhdojë të qëndroj në spitalin Gemelli.
Ata janë shprehur se Papa ka një infeksion polimikrobial të traktit të frymëmarrjes, i cili ka kërkuar një ndryshim në trajtimin e tij.
Sakaq, zëshënësi i Vatikanit, Matteo Bruni ka thënë për gazetarët se ai ishte në humor të mirë dhe se të gjitha analizat janë një tregues i tabloje komplekse klinike dhe do të kërkojnë një kohë në shtrimin e tij në spital.
“Të gjitha testet e kryera deri më tani janë tregues i një tabloje komplekse klinike që do të kërkojë shtrimin e duhur në spital”, tha zëdhënsi i Vatikanit.
Gjithashtu, gjatë fundjavës ata kanë thënë se gjendja e Papës ishte e qëndrueshme, por nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë për lutjet e tij javore në sheshin e Shën Pjetrit, ose drejtimin e një meshe në Kishën Katolike.