Hapësire reklamuese


Bota

Papa Françesku dhe Vance bëjnë paqe, zhvillojnë takim privat në praninë e njëri-tjetrit dhe urojnë besimtarët për Pashkët

Shkruar nga Newsbomb
Papa Françesku dhe Vance bëjnë paqe, zhvillojnë takim
JD Vance dhe Papa Françesku

Papa Françesku ditën e sotme ka zhvilluar një takim me nënpresidentin amerikan, JD Vance, në kuadër të festës së Pashkëve.

Takimi ishte privat, i cili është zhvilluar në ambientet e rezidencës së Papës në Vatikan, ndërsa mësohet se në bisedën e tyre kanë uruar njëri-tjetrin për festën e Pashkëve.

“Papa Françesku zhvilloi një takim të shkurtër privat, që zgjati disa minuta, dhe të dy shkëmbyen urimet për ditën e Pashkëve”, u tha në njoftimin e Vatikanit.

Kujtojmë se Papa Françesku, 88-vjeçar është konfliktuar me Vance pasi është shprehur se politika e emigracionit ishin të turpshme, ndërsa nënpresidenti i është kthyer duke thënë se tekstet katolike mesjetare janë thjesht për të justifikuar politikat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese