Hapësire reklamuese

Bota

Panik në rrugët e Londrës, 4 të plagosur nga kuajt e tërbuar të kalorësisë mbretërore

Shkruar nga Newsbomb

Panik në rrugët e Londrës, 4 të plagosur nga kuajt e

Londra është përfshirë në një kaos mëngjesin e sotëm, pasi 7 kuaj të kalorësisë mbretërore vraponin si të tërbuar në kryeqytet.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë këtu 3 ushtar të kalorësisë dhe 1 këmbësor, të cilët u goditën nga kuajt.

Gjithashtu, bëhet e ditur se shumë kuaj kanë marrë lëndime gjatë vrapimit të tyre në rrugë, pasi janë përfshirë në aksidente me mjetet që udhëtonin. Një kalë është përplasur me një taksi në rrugët veriore të Londrës, ndërkohë që një tjetër u përplas në xhamin e një autobuzi dykatësh teksa vraponte i frikësuar.

Gjatë stërvitjes së mëngjesit që realizohet cdo ditë nga kalorësia mbretërore, për shkak të një incidenti në një ndërtesë të afërt, zhurma e krijuar ka trembur kuajt, të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtime të ndryshme.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, njëri nga kuajt e bardhë shikohet që është i mbuluar i tëri në gjak, ndonëse nuk bëhet e ditur se si ka ndodhur. Nga ana tjetër dëshmitarët okularë shprehen se janë traumatizuar kur kanë parë gjendjen e tyre e ndërsa vraponin për të shpëtuar kokën.

Panik në rrugët e Londrës, 4 të plagosur nga kuajt e

Të gjithë kuajt që ishin arratisur rrugëve të Londrës, mësohet se janë kthyer në kamp, ku po u jepet edhe ndihma e nevojshme nga veterinerët.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) tha se ekuipazhet dhe oficerët ishin mobilizuar në skenat e dy përplasjeve të lidhura me kuajt. Në stacionin hekurudhor Victoria, një kal u përfshi në një përplasje me një taksi dhe i është dhënë ndihma një ushtari, i cili kishte rënë  nga kali në sheshin Belgrave.

Dronët u përdorën gjithashtu për të gjetur kuajt e humbur në fund të kërkimit. Zëdhënësi i LFB-së shtoi: “Për shkak të raporteve se disa kuaj ishin të pagjetur, përgjigja e Brigadës për shpëtimin e kafshëve të mëdha u njoftua gjithashtu, së bashku me ekipin e dronëve dhe oficerët e ndërlidhjes ndëragjencitare kombëtare për të ndihmuar në kërkim dhe kuajt arritën që të gjeheshin."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese