
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Gjermani, pasi një person qëlloi me thikë disa aktivistë anti-islamikë.
Akti horror ndodhi në sheshin e tregut të qytetit Mannheim, ku një burrrë sulmoi me thikë kritikun islam Michael Stürzenberger, i cili ka marrë plagë të rënda në trup.
Gjithashtu, është plagosur edhe një efektiv policie, i cili po mundohej që të parandalonte autorin, por siç duket nga pamjet situata i ka dalë jashtë kontrollit.
Pas kësaj, menjëherë në vendngjarje janë paraqitur forca të shumta policie, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Sipas mediave vendase, ngjarja i parapriu një tubimi elektoral që po mbahej në këtë shesh, ku aktivisti anti-islamik Michael Stürzenberger po mbante një fjalim në lidhje me një rast të evidentuar nga Lëvizje Qytetare Pax Europa (BPE), i cili është një grup kundër islamizimit të Evropës.

Policia e Manheimit publikoi një deklaratë të shkurtër për media menjëherë pas sulmit, por nuk dha asnjë informacion të shtuar mbi gjendjen e sulmuesit apo të plagosurve.
“Aktualisht është një operacion i madh policor në sheshin e tregut në Mannheim. Një helikopter shpëtimi është gjithashtu në përdorim. Për momentin nuk mund të jepet më shumë informacion”,- thuhet në deklaratën e publikuar.
Islami dhe emigracioni janë bërë çështje të diskutueshme në Gjermani muajt e fundit, veçanërisht në mes të rritjes së popullaritetit të subjekteve politike të krahut të djathtë, kryesisht partisë 'Alternativa për Gjermaninë' (AfD), të cilët kanë dalë haptazi kundër rritjes së rrymës islame në Evropë.
Allahu-Akbar: Islam-Kritiker Michael #Stürzenberger wird bei einer Kundgebung in #Mannheim von einem streng gläubigen Messer-Moslem abgestochen!
— Hartes Geld (@Hartes_Geld) May 31, 2024
Auch ein Polizist bekommt einen Stich in den Hals.https://t.co/gPPKqrXkkK pic.twitter.com/5ZW1PvzFbW