Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

PAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë për palestinezët, vazhdojnë bombardimet në Rafah, çfarë ka ndodhur deri tani

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë për
Pamje nga Rafah

Pjesa perëndimore e qytetit Rafah është aktualisht nën bombardimet e rënda. Ndërsa dielli lindte këtë të martë, mijëra palestinezë u panë duke u larguar. Me ndihmën e makinave, kamionëve dhe karrocave që tërhiqehin nga gomarët dhe kuajt ata kanë braktisur banesat e tyre të cilat tashmë janë të rrënuara dhe u nisën drejt veriut.

PAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë për
Palestinezet duke u larguar

Dëshimtarët okularë kanë thënë për mediat e huaja se tanket izraelite tani kanë marrë kontrollin e kodrës strategjike Zoroub, kodra më e larte me pamje nga kufiri palestinezo-egjiptian.

Ndërkohë, së fundmi në rrjet janë publikuar pamje ku tanket izraelite shihen teksa kanë mbërritur edhe në qendër të qytetit Rafah.

Më herët kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua që të vazhdojë luftën kundër Hamasit, ndërsa ndërkombëtarët po dënojnë sulmin ajror të së dielës që vrau dhe plagosi shumë palestinezë në Rafah. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, izraelitet s’po ndalen dhe po vazhdojnë bombardimet në Rafah.

PAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë për
Snajperët izraelitë qëlluan për vdekje civilë palestinezë në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Gazës.

Disa orë më parë kryeministri i Spanjës në një deklaratë për mediat tha se vendi i tij ka njohur shtetësinë palestineze. Pedo Sanchez u shpreh se kjo masë ishte e nevojshme për të vendosur stabilitetin në rajon. Ai theksoi se ishte një çështje "drejtësie historike", si dhe një hap "thelbësor" drejt një paqeje të qëndrueshme.

PAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë për
Pedro Sanchez

“Spanja do t'i bashkohet rreth 140 vendeve të tjera në mbarë botën, të cilat tashmë e kanë njohur shtetësinë palestineze”, tha ndër të tjera Sanchez.

-Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit. Këtu është një përmbledhje vetëm pak orë para takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së:

-Të paktën 45 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah të dielën, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi ishte një "fat tragjik", por u zotua të vazhdojë luftën kundër Hamasit.

-Sulmet në Rafah, ku qindra mijëra palestinezë ishin strehuar, kanë vazhduar gjatë natës që lamë pas dhe kanë humbur jetën 16 persona.

-Ndërkombëtarët kanë dënuar ashpër sulmin e së dielës në Rafah. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha: "Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të ndalet"

-Me kërkesë të Algjerisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot në darkë për të diskutuar sulmin e së dielës në Rafah dhe për masat që do të ndërmerren.

-Javën e kaluar, BE i kërkoi Izraelit të "respektojë plotësisht" vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të ndalojnë sulmet  ushtarake në Rafah.

-Spanja ka njohur sot zyrtarisht shtetësinë izraelite.

PAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë përPAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë përPAMJE TË RËNDA/ “Djalli” në tokë për

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese