Hapësire reklamuese


Bota

PAMJE TË DHUNSHME/ Deputetët italianë grushtohen në mes të Parlamentit

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË DHUNSHME/ Deputetët italianë grushtohen në mes
Pamje nga sherri

Një ngjarje aspak e këndshme dhe skandaloze mund të thuhet është regjistruar së fundmi në Parlamentin italian. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se sherri ka ndodhur gjatë diskutimeve për autonomi të diferencuar.

Ka qenë deputeti, Leonardo Donno, i cili teksa po përpiqej t’i jepte flamurin italian ministrit Calderoli u sulmua nga deputetët e djathtë.

Ishte anëtari i “Lega Nord”, Igor Lezzi i cili e goditi deputetin në kokë, duke bërë që Donno të rrëzohet në tokë. Ai menjëherë u nxor nga salla me një karrige me rrota. Ndërkohë, pas sherrit, menjëherë u mblodh konferenca e drejtuesve të grupeve të Dhomës.



Këtë të mërkurë në sallën e Parlamentit italian opozitarët protestuan kundër reformës së autonomisë së padiferencuar. Në sallë ata vendosën flamujt italianë dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë “pushtuan” ulëset e kabinetit qeveritar duke thirrur “turp”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese