Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Pamje shokuese nga Rusia, momenti kur goma e avionit merr përpara punonjësin në pistë

Shkruar nga Newsbomb
Pamje shokuese nga Rusia, momenti kur goma e avionit merr përpara
Pamje nga aksidenti në pistën e avionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një aeroport të Rusisë, ku avioni ka aksidentuar një punonjës në pistë.

Aksidenti është shënuar në datën 19 maj në aeroportin Yekaterinburg-Kolytsovo në Rusi, pasi një Airbus A320 gjigant përplasi një nga teknikët.

Në videon e publikuar në rrjetin social X, shihet momenti kur avioni merr përpara punonjësin në pistë me gomën e tij të parë, teksa e shtypën atë. Sipas mediave vendase, punonjësi është dërguar në terapi intensive, ndërsa bëhet me dije se i është prerë njëra këmbë.

Ndërkohë, piloti i Airbus 77-tonësh është marrë në pyetje dhe komisioni hetimor ka bërë kallëzim penal për shkelje të rregullave të sigurisë.

Pas një vonese prej tre orësh e gjysmë, aeroplani është nisur për në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese