Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Pamje horror/ Pengjet në kampet izraelite trajtohen në mënyrë çnjerëzore

Shkruar nga Newsbomb
Pamje horror/ Pengjet në kampet izraelite trajtohen në
Foto nga pengjet palestineze të marrë nga ushtria izraelite

Pengjet palestineze që po mbahen në Izrael po trajtohen më mënyrë çnjerëzore nga ushtria izraelite.

Prestigjozja CNN ka zbuluar pamje nga baza ushtarake që është kthyer në qendër paraburgimi për palestinezët e marrë peng në shkretëtirën Negev të Izraelit.

Nga pamjet e publikuara nga një izraelit që punonte në këtë objekt, shikohen burra të veshur me rroba ngjyrë si në blu e hapur, në radhë të ulur në dyshekë të hollë dhe të rrethuar nga tela me gjemba. Ndërkohë që sytë i kanë të mbuluar, duart i kanë të prangosura dhe kokat e tyre të ulura tregojnë shumë për vuajtjen që po përjetojnë.

Sipas CNN, pengjet e kanë të ndaluar të flasin me njëri-tjetrin, ndërkohë që ato dëgjohen të përshpërisin me vete.

Na u tha se nuk duhet të lëviznin. Ata duhet të ulen drejt. Ata nuk lejohen të flasin. Nuk lejohet të shikojnë. Gardianët u udhëzuan që të zgjidhnin njerëzit që ishin problematikë dhe t’i ndëshkonin ata”,- thotë punonjësi izraelit.

Gjithashtu tre izraelitë të tjerë që punonin në kampin e shkretëtirës Sde Teiman, i cili mbante palestinezë të ndaluar gjatë pushtimit të Gazës nga Izraeli tregonin se kishte raste kur mjekët janë detyruar që t’ju presin gjymtyrët të burgosurve për shkak të lëndimeve të marra nga prangat.

Sipas rrëfimeve, objekti rreth 18 milje nga kufiri i Gazës është i ndarë në dy pjesë: rrethime ku rreth 70 të burgosur palestinezë nga Gaza janë vendosur nën kufizim fizik ekstrem, dhe një spital fushor ku të burgosurit e plagosur janë të lidhur në shtretër, të veshur me pelena dhe që ushqehen me kashtë.

Ata i hoqën nga çdo gjë që u ngjan qenieve njerëzore,”- tha një person, i cili punonte si mjek në spitalin fushor të objektit.

Ato bëhen për hakmarrje”,- tha një tjetër denoncues.

Ishte ndëshkim për atë që (palestinezët) bënë më 7 tetor dhe dënim për sjelljen në kamp”- shton një tjetër.

Pamje horror/ Pengjet në kampet izraelite trajtohen në
 

Ushtria izraelite, e njohur si Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka deklaruar se IDF siguron sjelljen e duhur ndaj të arrestuarve në paraburgim. Çdo pretendim për sjellje të pahijshme nga ushtarët e IDF shqyrtohet dhe trajtohet në përputhje me rrethanat.

Në rastet e duhura, hetimet për MPCID (Divizioni i Hetimit Kriminal të Policisë Ushtarake) hapen kur ekziston dyshimi për sjellje të pahijshme që justifikon një veprim të tillë.Të arrestuarit vihen në pranga në bazë të nivelit të rrezikut dhe gjendjes shëndetësore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese