
Momentet e rrëzimit të punonjësit
Një video dramatike po bën xhiron e internetit dhe tregon rënia e në punonjësi nga avioni. Incidenti ndodhi pak ditë më parë në aeroportin e Xhakartës në pistë.
Punonjësi i linjës ajrore TransNusa ra nga avioni kur bëri një hap prapa pasi nuk pa që shkallët ishin hequr. Ai shihet duke folur me dikë brenda avioni teksa tenton të dalë. Por stafi kishin larguar tashmë shkallët e lëvizshme dhe ai bie nga lartësia.
Raportohet se i riu ka marrë disa plagë në trup, por është jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarët e aeroportit të Xhakarta thanë se po hetojnë incidentin dhe se do të marrin masa që diçka e tillë të mos përsëritet më.
Sondazh
Poll