Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

PAMJE/ Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, përmbyen rrugët dhe aeroporti

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë,
Rruget e permbytura ne Barcelone

Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje me vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se po lëvizin drejt Barcelonës , me aeroportin kryesor të qytetit, El Prat, të përmbytur dhe autostrada të bllokuara.

Shërbimi meteorologjik i vendit ka lëshuar një alarm të kuq për reshjet e shiut përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës , duke paralajmëruar qytetarët të mos udhëtojnë "nëse nuk është absolutisht e nevojshme" dhe të jenë vigjilentë.

Në celularët e qytetarëve u dërguan mesazhe për “reshje të mëdha dhe të vazhdueshme” në periferitë jugore të qytetit.  Gjithashtu përmes këtij mesazhi iu bë thirrje qytetarëve që të shmangin kanionet ose kanalet zakonisht të thata.

Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe prezenca e lartë e ujit, ndërkohë që drejtuesit e mjeteve përpiqen që të manovrojnë për të arritur të sigurt në banesat e tyre.

Ndërkohë në disa video të tjera të postuara në rrjetet sociale shihet uji teksa rrjedh nëpër parkingjet e makinave, ndërsa udhëtarët shihen duke hequr këpucët. Ministri spanjoll i Transportit Oscar Puente tha se operatori i aeroportit, "Aena" ndryshoi 17 fluturime që do të uleshin në aeroportin El Prat mëngjesin e sotëm për shkak të stuhisë që ka prekur rajonin. Në total, rreth 50 fluturime janë prekur me anulime apo vonesa.

Shërbimet hekurudhore të Katalonjës janë anuluar, ndërsa stacionet e metrosë dhe rrugët janë mbyllur gjithashtu, pasi autoritetet përpiqen të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe të shmangin përsëritjen e katastrofës së javës së kaluar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese