Vatrat e zjarrit në qytetin e Los Angelos sa vinë dhe zgjerohen duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë. Pamjet “apokaliptike” po qarkullojnë kudo në internet, ku shihet se si flakët “po përpijnë” gjithçka që i del para.
Është era e fortë ajo e cila po përhap me shpejtësi flakët e zjarrit, ndërsa Presidenti Joe Biden ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme.
Deri në këto momente raportohen 7 vatra aktive në Los Angeles, ku zjarri ka përfshirë edhe kodrat e Hollyëood.
Të paktën 137,000 njerëz janë detyruar të evakuohen, mes tyre edhe yje të Hollywood.
Gjithashtu zjarri po kërcënon edhe disa prej monumenteve më të famshme në zonë, ndërsa është krijuar kaos në rrugë. Fatkeqësisht deri tani numërohen 7 viktima nga zjarri dhe dhjetra të lënduar.
"Jemi ende larg nga të qenit jashtë rrezikut," deklaroi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, pasi flakët, gjatë natës mes së mërkurës 8 janar dhe së enjtes më 9, arritën zonën e banuar nga yjet e Hollyëood-it, midis Santa Monica-s dhe Malibu-t, duke detyruar evakuimin e 52 mijë banorëve të tjerë. Një milion e gjysmë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Zjarrfikësit po luftojnë me të gjitha forcat për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa për të ndihmuar janë angazhuar edhe ekipe ajrore. Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles ka bërë thirrje për mbështetje shtesë nga ekipet jashtë detyrës, ndërsa shumë rrethe shkollore në zonë kanë anuluar mësimin për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe kushteve të rrezikshme.
Cilat janë zonat e prekura nga zjarret?
Aktualisht janë të paktën gjashtë zjarre të shpërthyera midis Los Angeles-it dhe kontesë fqinje të Ventura-s, dhe pothuajse të gjitha vatrat – përveç njërës – duket se janë jashtë kontrollit. Zjarri Hurst, që po prek San Fernando Valley, thuhet se është vënë nën kontroll vetëm 10%.
Sipas informacioneve të fundit, situata është si më poshtë:
Eaton: Zjarri në këtë zonë mbulon më shumë se 10 mijë hektarë, katër herë më shumë se sa ishte vetëm pak orë më parë. Ka detyruar evakuimin e mbi 32 mijë personave.
Palisades: Në këtë zonë janë në flakë 11.800 hektarë. Ky është zjarri më shkatërrues në historinë e qytetit, duke përfshirë mbi 1.000 ndërtesa. Në vitin 2018, zjarri Ëoolsey dogji 1.121 struktura.
Hurst: Sipas autoriteteve të Pyjeve Kombëtare të Angeles, ky zjarr ka përfshirë 700 hektarë.
Woodley: Ky duket të jetë zjarri me sipërfaqe të përhapjes më të vogël aktualisht, i reduktuar nga 75 hektarë në vetëm 30 hektarë të përfshirë.
Gjithashtu, flakët kanë përfshirë 11 hektarë në kontenë Ventura, pranë qytetit të Los Angeles-it.