
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në Ankara. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë një autobus pasagjerësh për përplasur me një urë dhe si pasojë kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa janë plagosur 25 të tjerë.
Nga informacionet e bëra me dije nga mediat në Turqi mësohet se autobusi i pasagjerëve i markës Mercedes me targa 04 AAV 951, i kompanisë Öz Ağrı Seç Turizm, ishte nisur nga Ağrı për në Izmir, kur ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Olukpinar.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e mbyllur për automjetet dhe deri më tani nuk dihet arsyeja se pse shoferi i autobusit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka zgjedhur të përshkonte atë aks.
Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset, ambulancat dhe Policia. Fatkeqësisht 11 persona gjetën vdekjen, ndërkohë 25 të tjerë u nxorën nga autobusi dhe u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Murat Türkoğlu, drejtuesi i makinës që po lëvizte pas autobusit në momentin e aksidentit, deklaroi se do të shkonin në Polatlı dhe tha: "Ne u larguam nga Temelli bashkë, gjithsesi ishim vajtje-ardhje. Autobusi ishte pak shpejtë, filloi të lëkundet 3-4 kilometra dhe mpas goditi urën”.