Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Palni paqeruajtës në Ukrainë, Britania e Madhe mban takimin me oficerët e lartë ushtarakë nga 20 vende

Shkruar nga Newsbomb
Palni paqeruajtës në Ukrainë, Britania e Madhe mban takimin me
Kryeministrit britanik Keir Starmer

Britania e Madhe do të mbajë këtë të enjten një takim të mbyllur të oficerëve të lartë ushtarake nga “Koalicioni i të gatshmëve”, që ka për synim hartimin e planit për të vendosur një forcë paqeruajtëse në Ukrainë.

Sipas BBC, më shumë se 20 vende do të marrin pjesë në këtë takim me dyer të mbyllura në selinë e Përhershme të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar në Northëood.

Ky takim vjen përkundër kundërshtimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka thënë se nuk do të tolerojë praninë e asnjë trupe anëtare të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht rolit të tyre.

Putin vazhdon të ushtrojë presion mbi ata që ai i quan si “vijat e kuqe”, duke përfshirë ndalimin e ndihmës ushtarake ndaj Kievit dhe shkëmbimin e inteligjencës perëndimore me të.

Megjithatë, kryeministri britanik Keir Starmer  është i vendosur të shkojë drejt asaj që ai e quan "faza operative" e planifikimit për të mbrojtur çdo armëpushim të mundshëm të Ukrainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese