Josep Borrell, pak para largimit nga detyra ka dhënë alarmin për epërsinë ushtarake të Rusisë në luftën e saj në Ukrainë, ku i kërkon vendeve të BE të punojnë më shpejt dhe shumë për të mbështetur Ukrainën dhe për arritjen e një marrëveshje.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u bën thirrje, për herë të fundit vendeve anëtare të BE të rrisin ndihmën dhe parandalimin që Ukraina ti nënshtrohet Rusisë.
“Ne kemi arritur pikën e thyerjes. Tani është momenti kur vendet anëtare duhet të vendosin që ta mbështesin Ukrainën,” - tha Borrell në një intervistë me një grup mediash, përfshirë Euronews, dy ditë para përfundimit të mandatit të tij.
“Rusët po shtyjnë shumë. Rusët nuk presin negociata. Rusia vazhdon të shtyjë ngadalë por vazhdimisht. Situata në vijën e parë nuk është e mirë (por) ukrainasit rezistojnë.” – tha Borell.