Mijëra protestues, kryesisht gra kanë dalë në protestë në rrugët e Washington DC për të protestuar kundër Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Një koalicion grupesh organizoi këtë lëvizje me synimin e deklaruar për të përballur "Trumpizmin". Gjithashtu protesta më të vogla kundër Trumpit u mbajtën në Neë York dhe në Seattle.
Tubimi, i cili zhvillohet nga People’s March, është një riemërtim i Ëomen’s March 2017, i cili pa më shumë se 500,000 marshues që dolën në rrugët e DC në fillim të administratës së parë të Trumpit, ndërsa miliona të tjerë morën pjesë në marshime lokale në mbarë vendin.
Marshimet po udhëhiqen nga disa grupe të aktivistëve kombëtarë dhe shënojnë fillimin e asaj që presidenti i ardhshëm e quajti “fundjava më e rëndësishme në historinë amerikane” në platformën e tij “Truth Social”, Sky News.
Por marshimi i këtij viti mendohej të ishte rreth një e 10-ta e madhësisë së të parit pas humbjes së madhe të demokrates Kamala Harris ndaj republikanëve, me organizatorët që thanë se ka qenë një luftë për të ngjallur të njëjtin pasion si në 2017-ën.