Fakti që lufta në Ukrainë do të ishte një nga temat më të nxehta në krye të axhendës së administratës së re amerikane nuk ishte sekret.
Që në ditën e parë të rizgjedhjes së Donald Trump në presidencën amerikane, filluan skenaret e ndryshimit të qëndrimit të SHBA-së në lidhje me mbështetjen për Kievin. Kjo mbështetur në lëvizjet e fundit ku republikanët braktisën Bidenin për dhënien e fondeve të tepërta për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe nga ana tjetër duke ditur dhe miqësinë e Trump me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas mediave ndërkombëtare thuhet se ka ndodhur edhe biseda me Putinin, ku presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së i ka kërkuar presidentit rus që të mos vazhdojë me përshkallëzimin e mëtejshëm në territoret ukrainase.
Në të njëjtën kohë, sipas burimeve të Washington Post, Trump e informoi Putinin për praninë ushtarake amerikane në Evropë.
Ata konsideruan gjithashtu mundësinë e një bisede të re në një periudhë të shkurtër kohore, me sy në një armëpushim.
Të premten, megjithatë, u bë e ditur se Kremlini tha se Putin është gati të bisedojë me Trump për Ukrainën, por kjo nuk do të thotë se pala ruse synonte të tërhiqte pretendimet e saj.
Ndërkohë, Biden do të diskutojë prioritetet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme amerikane me presidentin e sapozgjedhur kur të dy të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, tha sot këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Kjo do të thotë se çështja e Ukrainës do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve dypalëshe.