Hapësire reklamuese


Bota

Organizata “Save the Children” ngre alarmin: 21 mijë fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza

Shkruar nga Newsbomb
Organizata “Save the Children” ngre alarmin: 21 mijë
Pamje nga sulmet në Gaza

Organizata ndërkombëtare joqeveritare me qendër në Britani të Madhe, “Save the Children” ka deklaruar se rreth 21 mijë fëmijë palestinezë janë zhdukur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.

Në deklaratën e “Save the Children” thuhet se numri i fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre është rritur për shkak të sulmeve në rritje të Izraelit në Rafah, në jug të Gazës, dhe ata që mbrojnë fëmijët në këto zona po vihen vazhdimisht nën presion duke u sulmuar nga forcat izraelite.

Rreth 17 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre ose janë zhdukur të pashoqëruar në Gaza. Rreth 4 mijë fëmijë mendohet të jenë nën rrënoja, në varre masive ose në varre pa emër”,- thuhet në deklaratën e publikuar nga organizata “Save the Children”.  

Në vijim të deklaratës thuhet se një numër i madh fëmijësh janë arrestuar dhe pretendohet që mund të jenë nxjerrë nga Gaza, por pa treguar se ku mund të jenë dërguar apo kushtet në të cilat ato po jetojnë.

Gjithashtu është bërë i vështirë edhe identifikimi i trupave të fëmijëvë që janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave ose janë djegur për së gjalli gjatë sulmeve izraelite.

Që nga 9 qershori rreth 250 fëmijë të Bregut Perëndimor janë zhdukur në sistemin e paraburgimit izraelit. Familjet e tyre nuk janë në gjendje të konfirmojnë vendndodhjen ose kushtet shëndetësore të fëmijëve të tyre për shkak të kufizimeve të vendosura për vizitat në tetor”,- thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 15 mijë fëmijë u vranë në sulmet izraelite dhe se gati gjysma e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Në Kombet e Bashkuara (OKB) janë raportuar raste të shumta për keqtrajtim, zhdukje me forcë dhe ndalime masive në paraburgim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese