
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka mbërritur në Moskë për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Një vizitë kjo e kritikuar ashpër nga liderët evropianë.
Media shtetërore ruse postoi një video të Orbanit në Kremlin, duke shtrënguar duart me liderin rus, i cili nukka pasur takime me lider të BE që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
Udhëtimi në Rusi është pjesë e një " misioni paqeje ", shkroi Orbán në Tëitter të premten në mëngjes dhe kjo vizitë pason një vizitë të papritur në Kiev të martën, ku udhëheqësi hungarez u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Takimi Putin-Orbán vjen vetëm disa ditë pasi Hungaria mori presidencën gjashtëmujore të rradhës të Këshillit të BE-së dhe ka shkaktuar një zhurmë mes politikanëve evropianë, të cilët këmbëngulin se Orban nuk ka autorizim nga qeveritë e bllokut për të negociuar me Putin.
"Presidenca e radhës së BE-së nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së," shkroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel të enjten X. “Asnjë diskutim për Ukrainën nuk mund të bëhet pa Ukrainën”.
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, të premten lëshoi një deklaratë duke thënë se, “Vizita e Orbanit në Moskë zhvillohet, ekskluzivisht, në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë”.
Putin and Orban have started talks in Moscow
— NEXTA (@nexta_tv) July 5, 2024
Putin said that the Hungarian prime minister has arrived in Moscow, also as president of the EU Council. According to him, they will discuss bilateral relations and the war in Ukraine.
Orban called the meeting with Putin "special"… pic.twitter.com/26KQloYvYW