Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Operacion i madh në Romë për famëkeqin Marcellone dhe bandën e tij, shqiptarët e furnizonin me kokainë nga Ekuadori

Shkruar nga Newsbomb
Operacion i madh në Romë për famëkeqin Marcellone dhe
Kreu i bandes, Marcello Colafigli (Marcellone)

Karabinierët e Romës kanë ndërmarrë mbrëmjen e djeshme një operacion masiv kundër shpërndarjes së drogës, në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera kryesisht bregdetare. Hetimet janë kryer nga Drejtoria e Prokurorisë së Antimafias, Njësia Hetimore e Romës.

Gjyqtari paraprak ka firmosur 28 urdhër-arreste (11 me burg, 16 në arrest shtëpie dhe një detyrim paraqitje), për drejtuesin dhe anëtarët e bandës famëkeqe italiane "Banda della Magliana", përcjell newsbomb.al.

Kreu i saj, Marcello Colafigli, i cili, megjithëse ishte në gjysmë liri, ishte në gjendje të planifikonte shitjen dhe blerjen e sasive të mëdha të drogës nga jashtë Italisë, duke ruajtur marrëdhëniet me eksponentë të "Ndrangheta", "Camorra" dhe mafia e "Foggia".

Marcello Colafigli, i njohur gjithashtu si Marcellone është një mafioz italian, një nga bosët e organizatës kriminale romake të njohur si "Banda della Magliana", një nga mafiozët italianë më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm mes fundit të vitet shtatëdhjetë dhe fillimi i viteve nëntëdhjetë.

Pas vitesh qëndrim në qeli për krime të ndryshme dhe disa dënime të përjetshme, ai kishte dalë dhe ishte në masë sigurie, por siç ka rezultuar nga hetimet e Antimafias ai kontrollonte linja të trafikut të drogës.

Operacion i madh në Romë për famëkeqin Marcellone dhe
Pamje nga operacioni ne Rome

70 vjeçari Colafigli që nga qershori 2020 drejtonte një grup trafikantësh droge me qendër në Magliana, të cilët blinin drogë në Kolumbi dhe e dërgonin në Romë përmes Spanjës me bashkëpunimin e eksponentëve të "Ndrangheta-s", "Camorra-s", mafies së "Foggia-s" dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel narko-amerikano-jugor.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës po zbatojnë në provincat e Romës, Napolit, Foggia dhe Viterbo urdhrin e lëshuar nga gjyqtari hetues i Romës. Macellone dhe anëtarët e bandës së tij akuzohen për vepra të ndryshme penale, si trafik ndërkombëtar droge, tentativë grabitje, tentativë zhvatje, kontrabandë mallrash, armëmbajtje pa leje dhe moszbatim të dënimit.

Nga hetimet, të nisura nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës dhe të drejtuara nga DDA e Romës në qershor 2020, u konstatua ekzistenca e shoqatës kriminale, me bazë logjistike në kryeqytet dhe që vepronte në zonën Magliana dhe në bregdetin e Lacios.

Ajo drejtohej – sipas hetuesve – nga Marcello Colafigli, i cili edhe pse ishte në gjysmë liri, arriti të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga jashtë Italisë, përcjell newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese