Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, organ i OKB-së i ka kërkuar Rusisë që të ndalojë ndërhyrjen në sistemet satelitore evropiane në kontrollin e trafikut ajror, pasi po përbën një rrezik ndërkombëtar.
Kërkesa e Unionit vjen pas një sërë ankesash nga Ukrainadhe katër vende të Bashkimit Evropian, si Franca, Holanda, Suedia dhe Luksemburgu, se muajt e fundit është goditur sistemi.
Ata pretenduan se sinjalet GPS ishin bllokuar, kontrolli i trafikut ajror ishte komprometuar dhe kanalet televizive të fëmijëve u ndërprenë për të treguar imazhe të dhunshme të luftës në Ukrainë.
Duke shtuar se ndërprerjet në rrjetet satelitore dukej se e kishin origjinën nga stacionet tokësore të vendosura në zonat e Moskës, Kaliningradit dhe Pavlovkas.
Për këtë arsye i kane kërkuar Rusisë që të ndalojë menjëherë ndërhyrjet e saj dhe të nisë menjëherë hetimi.