Hapësire reklamuese

Bota

OKB: Mbi 300 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Shkruar nga Newsbomb

OKB: Mbi 300 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mbi 1.000 shtëpi janë shkatërruar, si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet sezonale, tha të shtunën një agjenci e OKB-së.

Programi Botëror i Ushqimit tha se është duke shpërndarë ushqim për të mbijetuarit në njërën prej shumë pjesëve të goditur nga vërshimet në veri të Afganistanit. Pjesa veriore e vendit pësoi përmbytjet më të mëdha. Provinca Baghlan ishte më e goditura të premten.

Në provincën e afërt, Takhar, mediat shtetërore raportuan se të paktën 20 njerëz u mbytën si pasojë e vërshimeve. Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talibane, shkroi në rrjetin social X të shtunën se “qindra njerëz vdiqën nga këto vërshime katastrofike, dersia një numër i madh njerëzish kanë pësuar lëndime”.

Mujahid nënvizoi se provincat Badakhshan, Baghlan, Ghor dhe Herat, kanë pësuar më së rëndi nga vërshimet. Ai shtoi se “shkatërrimi i madh” ka rezultuar në “humbje të jashtëzakonshme financiare”.

Sipas tij, Qeveria ka urdhëruar grumbullimin e të gjitha resurseve për shpëtimin e njerëzve, transportimin e të lënduarve dhe nxjerrjen e trupave të viktimave. Më herët, zyrtarët kishin thënë se në prill, para vërshimeve të së premtes, së paku 70 njerëz kishin vdekur nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet në vend.

Rreth 2.000 shtëpi, tre xhami, dhe katër shkolla u dëmtuan, gjithashtu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese