Hapësire reklamuese

Bota

OKB: 2.5 miliardë euro ndihmë për Gazan

Shkruar nga Newsbomb

OKB: 2.5 miliardë euro ndihmë për Gazan

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ndërrmarrë një apel humanitar që përfshin një shumë prej 2.5 miliardë eurove, për të trajtuar urinë në Gaza dhe për të ndihmuar palestinezët në Bregun Perëndimor.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, shuma e mbledhur është e nevojshme për të ndihmuar rreth 3.1 milionë njerëz në Rripin e Gazës, si një mënyrë për të larguar vuajtjet e njerëzve dhe për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve.

Kjo nismë është ndërrmarë nga OKB-ja për të luftuar “urinë” në këto vende, ku pjesa më e madhe e financimit, diku rreth 732 milionë euro do të përdoret për ndihma ushqimore në Gaza dhe për rreth 400 mijë palestinezë të tjerë në Bregun Perëndimor.

Së fundmi, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka zhvilluar një takim për të shqyrtuar kërkesën e Autoritetit Palestinez (AP) për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, ndonëse në kërkesën që ajo bëri në vitin 2011 AP nuk arriti që të bëhej pjesë e kësaj organizate si një shtet i pavarur.

Ndërkohë kujtojmë se, përpara se çdo shtet të mund të anëtarësohet në OKB, duhet të votohet nga Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme.

Megjithatë, mundësitë janë që aplikimit të Palestinës të mund t’i vendoset veto nga secili prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit, ku përfshihen Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese