
Foto nga momenti arrestimit te autorit
Një sulm është shënuar ditën e sotme jashtë ambasadës së Izraelit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.
Mediat e huaja bëjnë me dije se personi në fjalë ka hedhur molotov në hyrje të ambasadës, ndërsa ka kërcënuar se do i vërë vetes flakën me benzinë.
Shërbimi i Inteligjencës Rumune njofton se oficerët kundër terrorizmit kapën të dyshuarin 34-vjeçar, me origjinë nga Siria.
Po ashtu Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi arrestimin e të dyshuarit, teksa njofton se fatmirësisht nga ngjarja nuk të lënduar.
Zëdhënësi i policisë, Gjeorgjiane Dragan tha se motivet e të dyshuarit ishin personale dhe se nuk kishte lidhje me luftën e Izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Sondazh
Poll