Departamenti Amerikan i Shtetit është diastancuar nga ofensiva ushtarake që Ukraina ndërmori brenda territorit rus disa ditë më parë, ku pushtoi zonën e Kruskut.
Zëvendes-zëdhënësi i DASH, Vedant Patel tha në një deklaratë për mediat se Shtetet e Bashkuara nuk janë angazhuar në asnjë aspekt të planifikimit apo përgatitjes së sulmit të papritur të Ukrainës në Rusi.
Ukraina e zuri Moskën të papërgatitur duke dërguar mijëra trupa në rajonin perëndimor rus të Kurskut, në një operacion në të cilin Kievi thotë se ka marrë nën kontroll 1000 kilometra katrorë, fitorja më e madhe në terren që nga 2022.
Ukraina tha të martën se nuk ka interes që ta mbajë për një kohë të gjatë territorin që ka arritur të vërë nën kontroll, por se ndërkohë, mund të vështirësojë përpjekjet e Moskës për të çuar më përpara trupat e saj në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës.
“Ndryshe nga Rusia, Ukraina nuk ka nevojë për pasurinë e njerëzve të tjerë. Ukraina nuk është e interesuar të marrë territorin në rajonin Kurs, por ne duam të mbrojmë jetët e njerëzve tanë”,- tha zëdhënësi i ministrisë të Jashtme Georgiy Tykhy për gazetarët në Kiev.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se duhet të theksohet se operacioni në Kursk ndihmon në vijën e frontit sepse e pengon Rusinë që të dërgojë njësi shtesë në rajonin e Donetskut dhe ndërlikon logjitiskën ushtarake.
Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetin social, X, Zelensky shprehet Kursku ishte fillimi i regjimit të Presidentit, Vladimir Putin dhe tashmë ai do të jetë edhe fundi i sundimit të tij.
“24 vjet më parë ndodhi katastrofa e Kurskut fillimi simbolik i sundimit të tij”,- tha Zelensky.
Me këtë ai nënkupton nëndetësen “Kursk”, e cila u fundos në vitin 2000 dhe vrau 118 anëtarë të ekuipazhit. Putini u betua si president vetëm disa muaj para se kjo tragjedi të ndodhte.
Zelensky vijoi më tej duke thënë se e gjitha kjo është katastrofa e luftës së tij, dhe ky është gjithmonë fati i atyre që shpërfillin njerëzit dhe rregullat, ndërsa shton se Rusia u solli luftë të tjerëve, por tani lufta po i kthehet në shtëpi.
“Dhe tani ne po përjetojmë atë që duket se është fundi për të… përsëri me Kursk. Është katastrofa e luftës së tij. Ky është gjithmonë fati i atyre që shpërfillin njerëzit dhe rregullat.”
Rusia u solli luftë të tjerëve dhe tani lufta po kthehet në shtëpi. Ukraina, nga ana tjetër, ka dashur gjithmonë vetëm paqe dhe pa dyshim do të sigurojë paqen”,- shprehet Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.