Hapësire reklamuese

Bota

OBSH: 10 mijë vdekje në ditë nga sëmundjet kardiovaskulare në Europë

Shkruar nga Newsbomb
OBSH: 10 mijë vdekje në ditë nga sëmundjet kardiovaskulare
Foto ilustruese

Sipas një raporti të fundit të OBSH-së për Europën, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 10 mijë persona humbin jetën çdo ditë në Europë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Shkaku kryesor është hipertensioni apo i njohur ndryshe si presioni i lartë i gjakut.

Sipas studimit, 1 në 3 persona në Europë të moshës 30-79 vjeç vuan nga hipertensioni. Një shkak tjetër kryesor është përdorimi i tepërt i kripës. Shqipëria, njëlloj si 52 vendet e tjera të raportit ka një tejkalim të normës së përdorimit të saj. Një person gjatë një dite në Shqipëri konsumon 8.5 gramë kripë nga 5 që është maksimumi i lejuar.

“Përdorimi i kripës është i dëmshëm përsa i përket sistemit kardiovaskular. Sepse çon në mbajtjen e sa më shumë lëngjeve dhe rritje të presionit arterial. Vitet e fundit vëmë re që ka pacientë që janë në moshë rreth 30-40 vjeç që paraqiten me nivele të larta të presionit arteriale dhe yndyrës në gjak. Pasi kjo grupmoshë vrapon drejt ushqimeve të shpejta”, - ka shpjeguar kardiologia Manjola Lika.

Sipas raportit të OBSH për Europën, burrat kanë pothuajse 2.5 herë më shumë gjasa të humbin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare sesa gratë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese