Ekspertët e Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA kanë anuluar paralajmërimet për cunami që ishin lëshuar më herët për bregdetin e Kalifornisë dhe Oregon.
Sipas mediave të huaja mësohet se tërheqja mbrapsht e këtyre paralajmërimeve ka ardhur pas tërmetit me magnitudë 7.0 që goditi brigjet e Kalifornisë Veriore.
Vendndodhja dhe lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik te banorët të cilët menjëherë menduan se mund të ishte krijuar cunami. Fatmirësisht, duket se nuk ka qenë kështu. Për më tepër, aktualisht autoritetet vendase theksojnë se nuk alarme për cunami në Bregun Perëndimor të Kanadasë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi të paktën 18 pasgoditje që varioin nga magnituda 2.7 në 4.3 ballë në orët pas tërmetit fillestar. Numri i pasgoditjeve ka të ngjarë të rritet në qindra në ditët dhe javët në vijim. USGS raporton se ka një shans 34 për qind për një pasgoditje me magnitudë 5.0+ brenda javës së ardhshme.
Ndërkohë, shumë prej banorëve kanë filmuar momentin e tërmetit dhe videot i kanë postuar në rrjetet sociale.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha apo lëndime.
7.0 EARTHQUAKE HITS NORTHERN CALIFORNIA tsunami warning IT may hit very soon look at these waves right now..EVACUATE EMERGENCY IN PLACE pic.twitter.com/zgHDMe25k3
— Dortie (@24SevenEyes) December 5, 2024
Got some shaking at Nugget Markets in Davis ca. #earthquake #california #eureka pic.twitter.com/KKbVPwdEw0
— Tom Nolan (@tommylikecloud) December 5, 2024