Hapësire reklamuese

Bota

Norvegjia kufizon hyrjen e shtetasve rusë në vend, futen vetëm ata që kanë të afërm

Shkruar nga Newsbomb
Norvegjia kufizon hyrjen e shtetasve rusë në vend, futen vetëm
Ne foto: Qytetarë rusë që largohen nga vendi

Norvegjia ka vensosur që të ashpërsojë kufizimet për hyrjen e shtetasve rusë në vend për shkak të luftës që Rusia vazhdon kundër Ukrainës. Vendimin e njoftoi Ministrja e Drejtësisë, Emilie Enger Mehl përmes një deklarate me shkrim:

"Për shkak të luftës së paligjshme kundër Ukrainës” kanë marrë vendim për të ashpërsuar procedurën e vizave për hyrjen e shtetasve rusë në vend. Ata që duan të udhëtojnë në Norvegji për arsye turistike ose për udhëtime jo prioritare nuk do të lejohen të kalojnë kufirin, por ata që kanë të afërm që jetojnë në këtë vend, studentët që studiojnë në Norvegji ose në vendet anëtare të Shengenit, do të jenë të përjashtuar nga ky vendim.”

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë PST ishte e shqetësuar për përfshirjen e rusëve që hynin në vend nga qyteti Storskog, e vetmja pikë kalimi mes Rusisë dhe Norvegjisë, në aktivitete për mbledhjen e inteligjencës. Kreu i Departamentit të Kundër-Spiunazhit të PST-së, Inter Haugland mendon se aktivitetet sabotuese të Rusisë në vendet evropiane me qëllimin për të dobësuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës, sigurojnë dobi për Moskën. Norvegjia, anëtare e NATO-s, ka një kufi prej 198 kilometrash të gjatë me Rusinë në Polin e Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese