Hapësire reklamuese

Bota

Një tjetër shqiptare përballë Belerit, Pati Vardhami në garën për eurodeputete në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Një tjetër shqiptare përballë Belerit, Pati Vardhami në
Pati Vardhami

Pati Vardhami është një tjetër shqiptare, e cila kandidon për deputete në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Greqi.

Vardhami është nga Tirana, por jeton prej shumë vitesh në Athinë. Shqiptarja garon nën siglën e partisë më të re “Mera 25” të themeluar nga ish-ministri Janis Varufakis.

Në një intervistë më herët Vardhami është shprehur se nëse shpallet eurodeputete do të mbrojë interesat e emigracionit shqiptar, jo vetëm në Greqi, por në të gjitha vendet e Komunitetit Evropian.

"Nëse do t'ja dal të fitoj në këto zgjedhje, do të jem një zë më shumë në mbrojtje të interesave të emigracionit shqiptar, jo vetëm në Greqi, por në të gjitha vendet e Komunitetit Evropian”, tha ajo në një takim të gjerë me emigrantët shqiptar në Athinë.

Vardhami ka një karrierë të ngjeshur në fushën e ekonomisë dhe të të drejtave të njeriut në Greqi, Suedi dhe Angli.

Kujtojmë që kandidatë për eurodeputet janë dhe dy shqiptarë të tjerë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri dhe Pirro Dhima, të dy kandidojnë nën logon e partisë “Demokracia e Re”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese