Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Bota

Një tjetër avion rrëzohet, vdesin të gjithë pasagjerët në bord

Shkruar nga Newsbomb
Një tjetër avion rrëzohet, vdesin të gjithë
Pamje nga aksidenti

Një tjetër aksident ajror është regjistruar së fundmi. Mediat e huaja bëjnë me dije se në ngjarja ka ndodhur në qendër të Illinois në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një avion i vogël goditi linjat e energjikë elektrike.

Mësohet se si pasojë humbën jetën 4 persona të cilët ndodheshin në bordin e avionit.  Avioni me katër persona pasi preku linjat e energjisë elektrike u përplas në një fushë, rreth 200 milje larg Çikagos ku dhe menjëherë pas përplasjes shpërtheu një flakë.

Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).

Ky aksident fatal ishte i dyti në 48 orët e fundit. Pasi më herët një tjetër aeroplan u rrëzua në lumin Nebraska ku si pasojë humbën jetën tre persona.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese