
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pritur ngrohtë në takim kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në Shtëpinë e Bardhë.
Siç raporton BBC, Trump e ka komplimentuar Melonin, duke thënë se i pëlqen shumë dhe mendon se ajo po bën një punë fantastike. "Unë mendoj se ajo është një kryeministre e madhe. Unë mendoj se ajo po bën një punë fantastike," tha ai.
Ndërkohë, Meloni është shprehur optimiste se mund të arrihet një marrëveshje mes SHBA-së dhe Evropës për tarifat.
Ajo shton se qëllimi i saj për këtë vizitë është të punojë drejt kësaj dhe të ftojë Trumpin në Itali, ku shpreson të organizojë një takim mes Trump dhe Evropës.
"Mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht për nevojat që secili prej nesh ka dhe të gjejmë veten në mes," thotë ajo.
Giorgia Meloni është liderja e parë evropiane që takohet me Donald Trump që kur ai vendosi tarifa 20% ndaj Bashkimit Evropian në fillim të këtij muaji, në përgjigje të normës prej 25% të BE-së për mallrat amerikane.
Tashmë të dyja palët kanë pezulluar tarifat për 90 ditë.