Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Nis ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV, mbi 200 mijë besimtarë në "Shën Pjetër", nga Shqipëria marrin pjesë presidenti Begaj dhe ministri Hasani

Shkruar nga Newsbomb
Nis ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV, mbi 200 mijë
Papa Leon XIV përshëndet besimtarët para meshës

Sytë e botës janë drejtuar sërish nga Vatikani ku prej orës 10:00, në Vatikan ka nisur të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV.

Në këtë ceremoni, e cila po mbahet në sheshin e Shën Pjetrit, janë të pranishëm personalitete fetare dhe politike nga e gjithë bota, për të shënuar nisjen e rrugëtimit të ri të Kishës Katolike nën drejtimin e Papës së sapozgjedhur.

Në ceremoninë e kurorzimit të Papa LEO XIV, marrin pjesë nga Shqipëria një delegacion i lartë shtetëror, i përfaqësuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Mesha ceremoniale e kurorëzimit zgjat rreth 2 orë ndërsa qyteti është nën masa të rrepta sigurie.

Me pranimin e zgjedhjes dhe shpalljen emrit të tij si papë, Leoni XIV është peshkop i Romës dhe si rrjedhojë kreu i Kishës Katolike. Inaugurimi zyrtar si Papë bëhet disa ditë pas zgjedhjeve, në këtë rast dhjetë ditë më vonë. Nga sot Leoni XIV merr simbolet dhe kremton një meshë me kardinalët në sheshin e Shën Pjetrit.

Nga SHBA-ja ka mbërritur zëvendëspresidenti, J.D.Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Gjermania përfaqësohet nga kancelari Friedrich Merz ndërsa ka mbërritur dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese