Princi William do të vizitojë Parisin të shtunën për të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame, e cila u shkatërrua nga zjarri pesë vjet më parë.
Lajmin e ka bërë me dije Pallati Kensington. William do të marrë pjesë në ceremoni në emër të Mbretërisë së Bashkuar me kërkesë të qeverisë britanike.
Po ashtu presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë gjithashtu si rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish, sipas një liste të publikuar nga presidenca franceze. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i ftuar.
Liderë të shumtë evropianë kanë konfirmuar tashmë se do të marrin pjesë: presidenti gjerman Frank-walter Steinmeier, presidenti italian Sergio Mattarella, presidentët e Polonisë Andrei Duda, Kroacisë Zoran Milanovic, Bullgarisë Rumen Radev, Estonisë Alar Karis, Finlandës Alexander Stubb, Lituanisë Gitanas Nausenda. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të marrë pjesë gjithashtu në ngjarje. Mes atyre që pritet të kurorëzohen janë çifti mbretëror i Belgjikës Philippe dhe Mathilde, si dhe Princi Albert i Monakos.