Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bëri të qartë sot se në këtë fazë nuk do të ndalojë luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës për të parandaluar rigrupimin e lëvizjes islamike palestineze.
“Nëse e ndalojmë luftën tani, Hamasi do të shërohet, do të rigrupohet dhe do të na sulmojë përsëri. Ne nuk duam ta lejojmë këtë”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp në Jerusalem.
Pas sulmit të paprecedentë të nisur nga Hamasi më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, Netanyahu u zotua të eliminojë lëvizjen islamike që kontrollon Rripin e Gazës.
Sondazh
Poll