Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi sot OKB-së të tërheqë forcat paqeruajtëse UNIFIL (Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban”, nga zonat e luftimit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi sot OKB-së të tërheqë forcat paqeruajtëse UNIFIL nga zonat e luftimit brenda Libanit.
"Guterres është i padëshiruar" thotë Ministri i Jashtëm izraelit,
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz përsëriti sot se vendi i tij e konsideron Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres një person non grata për shkak të dështimit të tij për të dënuar sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit, të cilin Katz e konsideron sjellje antisemitike që drejtohet kundër Izraelit.
Katz tha më 2 tetor se ai po ndalonte Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të hynte në vendin e tij sepse ai nuk e dënoi "qartë" sulmin me raketa.
Irani lëshoi më shumë se 180 raketa balistike në Izrael më 1 tetor, duke përshkallëzuar luftën midis Izraelit dhe grupit terrorist Hezbollah në Liban.