Hapësire reklamuese

Bota

"Nepërkat fluturuese": Çfarë ndikimi do të kenë aeroplanët F-16 në luftën kundër Rusisë?

Shkruar nga Newsbomb
"Nepërkat fluturuese": Çfarë ndikimi do të
Aeroplani luftarak F-16

Ukraina do të jetë vendi i ardhshëm që do t’i përdorë aeroplanët në fushëbetejë. Emri zyrtar i këtij lloj aeroplani është “Skifteri fluturues”, mirëpo në përgjithësi, shumica i referohen si “nepërka”.

Rosenkranz, i cili ka shkruar një libër për përvojën e tij si pilot i aeroplanëve F-16, ka thënë se ushtarët ukrainas fillimisht do të jenë në disavantazh ndaj rusëve, për shkak të përvojës.

Rosenkranz beson se “do të jetë tepër e vështirë për pilotët ukrainas që të nisin misione ajrore të mbrojtjes, pa e zotëruar mirë aeroplanin”.

Ai ka thënë se ka kryer 1.200 orë trajnimi, më pas ka shkuar për më shumë se një vit për stërvitje në fushëbeteja joluftarake, dhe më pas është nisur në mision luftarak.

Edhe pas gjithë asaj kohe, ai e ka pranuar që misioni i tij i parë ka qenë tejet i vështirë.

“Sistemet ruse për mbrojtje ajrore janë të kapacitetit të lartë, të tilla si sistemet S-400. Pilotët e tyre të stërvitur do të kenë avantazh ndaj pilotëve ukrainas në aeroplanët F-16, që do të kenë pak kohë për të mësuar. Siç e thashë, ka dallim të madh në mes të misioneve trajnuese dhe misioneve të vërteta në fushëbetejë”.

Rosenkranz ka thënë se do të duhet të kalojë të paktën një vit që pilotët ukrainas të ndihen mirë në aeroplanët F-16.

“Edhe atëherë, nuk mund të them me siguri që ata do të dominojnë kundrejt ushtrisë ruse”, ka thënë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese