
Papa Leo XIV
Papa Leo XIV ka ofruar Vatikanin si një vend neutral për zhvillimin e bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, pas dështimit të përpjekjeve të fundit diplomatike në Turqi.
Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i cili e përshkroi rezultatin e takimeve në Stamboll si “tragjik”.
“Është e gjitha tragjike sepse shpresonim që një proces do të fillonte, ndoshta ngadalë, por me një zgjidhje paqësore të konfliktit. Në vend të kësaj, jemi kthyer në pikën fillestare.
Nëse është e nevojshme, Papa do të sigurojë Vatikanin, Selinë së Shenjtë, për një takim të drejtpërdrejtë midis dy palëve”, tha ai.
Sondazh
Poll