Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, ka thënë së mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin po organizohet nje takim, duke mos dhënë asnjë afat kohor.
Agjensia e lajmeve ruse “Tass”, citon zëdhënsin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se SHBA nuk ka kërkuar ende një takim zyrtar.
Menjëherë pasi të marri detyrën e tij më 20 janar, Trump ka premtuar negocimin e një fund lufte në Ukrainë.
“Presidenti Putin dëshiron të takohet. Ai e ka thënë këtë edhe publikisht dhe ne duhet ta mbyllim atë luftë. Kjo është një rrëmujë e përgjakshme”, është shprehur Trump.
Pas fitores së Trump, presidenti ukrainas Zelensky, tha se besonte tek ai dhe se lufta do të mbaronte më shpejtë.
Sondazh
Poll