Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Në Shqipëri nuk do të lejohen makinat çdo ditë, në New York gjejnë zgjidhjen për trafikun për 9 dollarë

Shkruar nga Newsbomb

Në Shqipëri nuk do të lejohen makinat çdo ditë,

Ndërsa në Shqipëri diskutohet për mos lejimin e makinave cdo ditë, shoferët në New York, duke filluar nga data 5 janar, do të fillojnë të paguajnë deri në 9 dollarë në ditë për të hyrë në zona të caktuara për kontrolline trafikut, me tarifa te ndryshme për çdo automjet.

Qëllimi i masës është të reduktojë problemet e trafikut të qytetit dhe të sigurojë të ardhura ekonomike për transportin publik, sipas BBC. Zonat e mbuluara janë në jug të Central Park, duke përfshirë zona të njohura si Empire State Building, Times Square dhe qendrën financiare Wall Street.

Ky propozim është bërë nga guvernatorja e shtetit të New York dy vjet më parë, por për shkak të reagimeve nga punëtorët e bizneseve, coj në rishikim të planit. Sipas INRIX, New York vitin e kaluar u shpall si zona urbane më e mbushur me njerëz.

Në Shqipëri është hartuar plani se nuk do të lejohen makinat cdo ditë. Thuhet se përdorimi i makinave do të bëhet në disa ditë javës dhe sipas targës. Ky plan parashikon dhe rritjen e makinave elektrike duke bërë të mundur dhe shmangien e ndotjes së ambientit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed