
Presidenti i SHBA Joe Biden u takua sot në Paris me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai i kërkoi falje për vonesat e Kongresit në miratimin e paketës së fundit të ndihmës amerikane.
Po ashtu Biden i ka thënë Zelenskyt dhe e njoftoi për një paketë të re ndihme me vlerë rreth 225 milionë dollarësh.
"Ju nuk jeni tërhequr fare, ju jeni ende duke luftuar në një mënyrë që është thjesht e jashtëzakonshme. Ne nuk do t'ju braktisim”, i tha Biden homologut të tij ukrainas.
Biden konfirmoi se do të nënshkruajë një këst shtesë prej 225 milionë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të rindërtojë rrjetin e saj të energjisë.
Ky është takimi ishte i pari i tyre që prej vizitës së Zelenskyt në Uashingtonin në dhjetor, kur të dy u bënë presion republikanëve për të kapërcyer kundërshtimin e tyre për mbështetje më të madhe për Ukrainën. Biden dhe Zelenskiy do të takohen sërish javën e ardhshme në samitin e G7 në Itali.