Hapësire reklamuese

Bota

Në kërkim nga Franca dhe Italia, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim nga Franca dhe Italia, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
 

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Gjermani, pasi është i shpallur në kërkim nga dy shtete për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se shqiptari i arrestuar në Gjermani, akuzohet nga Franca për shkeljeve të ligjit të qëndrimit, ndërsa nga Italia akuzohet për trafikim droge.

25-vjeçari shqiptar e ka kaluar natën në paraburgimin e policisë federale. I arrestuari është paraqitur sot pasdite në Gjykatën e Turingut. Heqja e lirisë u konfirmua nga gjyqtari dhe më pas shqiptari u dërgua në burgun Goldlauter, ku tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese