Një numër i madh njerëzish kanë protestuar në Valencia pas përmbytjeve vdekjeprurëse tejsa kanë kërkuar dorëheqjen e kreut rajonal Carlos Mazón.
Mediat spanjolle, duke përfshirë agjencinë e lajmeve Efe, cituan një organ qeveritar të thoshte se 130,000 njerëz dolën në rrugë të shtunën, me protestuesit duke brohoritur "ne jemi të lyer me baltë, ju jeni të njollosur me gjak".
Protestuesit kanë akuzuar autoritetet lokale se e dhanë paralajmërimin për përmbytje shumë vonë. Protestuesit e zemëruar u përleshën me policinë në fund të demonstratave.
Fotot tregojnë Bashkinë e Valencias të lyer me baltë, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters raporton se protestuesit hodhën karrige dhe objekte ndaj institucionve publike.
Kryetarja e bashkisë së qytetit, María José Catalá, postoi foto të xhamave të thyer, duke shtuar: "Vandalizmi nuk është zgjidhja".
Kujtojmë që më shumë se 200 persona vdiqën në përmbytjet, të cilat u shkaktuan nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Valencian dhe provincat fqinje në tetor. Tetëdhjetë persona janë ende të zhdukur.