Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ne do të fitojmë”, burri i Kamala Harris: Nesër dua t'i them zemër je presidentja e SHBA-së

Shkruar nga Newsbomb
“Ne do të fitojmë”, burri i Kamala Harris: Nesër dua
Doug Emhoff dhe Kamala Harris

Avokati Doug Emhoff, i cili është bashkëshorti i kanditates për presidente e Amerikës, Kamala Harris, i ka treguar dhe njëherë gruas së tij mbështetjen e madhe dhe krenarinë që ndjen për të, pak përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar.

Unë mendoj se ne i fitojmë këto zgjedhje, ne do të fitojmë këtu në Michigan. Të nesërmen dua të kem mundësinë t’i them: Zemër, je presidentja e Shteteve të Bashkuara”, tha bashkëshorti i kandidates demokrate Emhoff.

Ai ka qenë pranë saj në çdo dalje publike përgjatë fushatës intensive që Kamala ka ndjekur në këto zgjedhje ndërsa ka thënë fjalën e tij përpara popullit amerikan në mbështetje të Harris. Avokati Emhoff ka mbajtur një fjalim prekës teksa ka shprehur sesa me fat është ai që ka në krahë një grua si Kamala.

"Nëna ime është i vetmi person në të gjithë botën që mendon se Kamala është me fat që u martua me mua," tha ai gjatë fjalimit.

Ata janë takuar së bashku në vitin 2013 nga disa miq të përbashkët për tu martuar më pas vetëm një vit më vonë. Emnoff ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme ndërsa raporti mes tyre dhe Harris tregohet të jetë i shkëlqyer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese