Ndodh për herë të parë! Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur në favor të një grupi grash zvicerane të moshës së tretë, të cilat kishin argumentuar se qeveria e tyre nuk ka bërë sa duhet për ndryshimet klimatike. Pikërisht mosveprimi i qeverisë helvetiane, sipas tyre i kishte vendosur në rrezik për jetën gjatë periudhave të nxehta.
Kjo është hera e parë që në Strasburg shqyrtohet një çështje e tillë që ka të bëjë me ngrohjen globale. Dështimi për reduktimin e gazrave dhe efekti i ndotjes, ka bërë që afro 2000 gra të kërkojnë të drejtën e tyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, raporton Newsbomb.al.
Ky vendim mund të krijojë një procedent për gjykatat e tjera, për qasjen e tyre ndaj kallëzimeve për ndotjen mjedisore. Sipas Reuters, ky vendimi i marrë sot në Strasburg, mund të ketë “efekt domino” për shumë shtete të Europës.