Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ndodh në Zvicër, gruaja i jep fund jetës me pajisjen “Sarco”, disa të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb

 

Ndodh në Zvicër, gruaja i jep fund jetës me pajisjen
Pajisja Sarco qe u perdor per vetevrasjen e gruas

Policia në Zvicrën veriore ka ndaluar disa persona dhe ka hapur një çështje penale në lidhje me vdekjen e dyshuar të një gruaje brenda një “kapsule vetëvrasëse”.

Policia në rajonin e Schaffhausen tha se arrestoi disa persona me dyshimin për nxitje dhe ndihmë të vetëvrasjes pasi një grua vdiq të hënën duke përdorur këtë pajisje. Oficerët gjetën pajisjen dhe trupin e pajetë në vendngjarje.

Sipas mediave zvicerane, kjo është hera e parë që përdoret kjo dhomë vetëvrasjeje e quajtur Sarco. "Dhoma e vetëvrasjeve Sarco u sekuestrua dhe (trupi i) personit që vdiq u dërgua për ekspertizën mjeko ligjore", shtoi policia.

Kjo dhomë merr formën e një kabine të vogël në të cilën personi që dëshiron t'i japë fund jetës së tij duhet të shtrihet dhe më pas t'i përgjigjet një sërë pyetjesh për të konfirmuar se është i vetëdijshëm për atë që po bën përpara se ai vetë të shtyp një buton për t'u çliruar nitrogjen.

Ai pritet të humbasë ndjenjat dhe të vdesë brenda pak minutash, sipas shoqatës që promovon këtë dhomë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese