Gazetarja e njohur dhe analiste e vjetër e politikës në rrjetin amerikan CNN Alice Stewart, ka ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit i thanë CNN se trupi i Stewart u gjet jashtë në lagjen Belle View në Virxhinia veriore të shtunën herët në mëngjes. Nuk dyshohet se ka të bëjë me ngjarje kriminale, por me shkaqe natyrore.
Steëart kishte nisur karrierën e saj si gazetare në Georgia para se të vendosej në Arkansas, dhe më pas të bëhej përfaqësuese shtypi e ish-guvernatorit Mike Huckabee deri në vitin 2008.
CNN punësoi Stewart si komentatore politike para zgjedhjeve të vitit 2016 dhe e ndjera kishte punuar në programe të shumta, deri një ditë para vdekjes së papritur, në programin politik të Wolf Blitzer.
"Alice ishte një mike dhe kolege shumë e dashur për të gjithë ne në CNN," tha Mark Thompson, CEO i rrjetit, në një email drejtuar stafit të shtunën.