Kryeministri i Francës, Michel Barnier, pritet të japë sot dorëheqjen, një ditë pasi qeveria e tij u rrëzua nga një votë mosbesimi.
Rrëzimi i qeverisësë Barnier erdhi vetëm tre muaj pasi mori detyrën, duke u bërë kështu kryeministri i parë që nga viti 1962 që rrëzohet me një voto mosbesimi.
Sipas mediave të huaja mësohet se Barnier do t’i paraqësë presidentit Emmanuel Macron, dorëheqjen e tij këtë të enjte.
Ndërkohë, presidenti do t’i drejtohet kombit të enjten në mbrëmje, ka bërë të ditur pallati Elysee, raporton The Guardian.
“Mund t’ju them se do të mbetet një nder për mua që i kam shërbyer me dinjitet Francës dhe francezëve”, ka thënë Barnier në fjalimin e tij të fundit përpara votimit.
Franca tani do të përballet me një periudhë pasigurie të thellë politike që tashmë po shqetëson investitorët në bonot dhe aksionet sovrane franceze. Në fillim të kësaj jave, kostot e huamarrjes së Francës tejkaluan për pak kohë ato të Greqisë, të konsideruara përgjithësisht shumë më të rrezikshme.
Çdo kryeministër i ri do të përballet me të njëjtat sfida si Barnier në marrjen e projektligjeve, përfshirë buxhetin e vitit 2025, të miratuar nga një parlament i ndarë. Nuk mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare përpara korrikut.