Punonjësit e Zërit të Amerikës janë njoftuar përmes një e-maili se janë pezulluar nga puna dhe iu ndalohet hyrja në ambentet e agjencisë e cila transmeton në më shumë se 40 gjuhë të botës.
Punonjësit janë detyruar të largohen nga puna pas urdhërit të presidentit të SHBA, Donald Trump i cili firmosi urdhrin ekzekutiv për shkurtimet federale ndaj agjencive që financohen nga qeveria, shkruan Reuters.
Qindra punonjës ditën e sotme morën një emial ku u jep atyre leje administrative në leje administrative me paga dhe përfitime të plota "derisa të njoftohej ndryshe".
Email-et e dërguara nga një ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Median Globale, agjencia me e madhe, i udhëzonin ata të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe të mos hynin në sistemet e brendshme.
Nuk është ende e qartë se sa është numri i punonjësve që kanë kaluar në pezullim nga detyra.
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjithashtu ndërpreu fondet për Radion Evropa e Lirë e cila transmeton në vendin e Evropës Lindore, duke përfshirë Rusinë si dhe për Radion e Azisë së Lirë, e cila transmeton nga Amerika dhe Koreja e Veriut.