Hapësire reklamuese

Bota

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare aktori ikonik, Bill Cobbs

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare aktori ikonik, Bill Cobbs
Aktroi i famshëm, Bill Cobbs

Aktroi i famshëm Bill Cobbs ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë vëllai i tij, Thomas J. Combs i cili tha se aktori i madh ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Riverside, Kaliforni.

Aktroi ikonik Bill Cobbs me role të paharrueshme në filma si “Night at the Museum”, “The Bodyguard” dhe “The Sopranos”  me një karrierë gjysmëshekullore të nisur në moshën e mesme. Ai u shfaq në më shumë se 200 filma dhe shfaqje televizive dhe ishte gjithashtu një aktor i shquar i teatrit.

Cobbs nuk ishte një yll i Hollivudit, por fytyra e tij ishte ajo që mund ta dallonte kushdo që shikonte TV ose filma gjatë disa dekadave të fundit. Aktori ikonik kaloi tetë vite duke punuar si teknik radari në Forcat Ajrore, ku filloi të merrej me komedi standup. Ai gjithashtu ka treguar se ka punuar në IBM dhe si shitës makinash.

Përvoja e tij në shfaqjen e Ossie Davis “Purlie Victorious”, një komedi për përpjekjet e një predikuesi me ngjyrë për të rimarrë kishën e qytetit të tij, pati një ndikim veçanërisht të thellë në karrierën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese